Aktualitet

Pas errësirës vjen drita/ Shpëton nga helmimi 7-vjeçarja në Shkodër, familja bëhet me një tjetër vajzë

Ndërkohë që raportohet se 7-vjecarja sapo është bërë dhe me një motër. Nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të çiftit, e cila është vajzë, pas vdekjes së djalit të tyre.

6 Mars 2025, 10:38 Nga I.A

Pas errësirës vjen drita/ Shpëton nga helmimi

SHKODËR- Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve ka arritur që të shpëtoj. Mësohet se pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT mjekët ia kanë dalë ta mbajnë në jetë duke arritur që të dalë nga zona e rrezikut për jetën.

Ndërkohë që raportohet se 7-vjecarja sapo është bërë dhe me një motër. Nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të çiftit, e cila është vajzë, pas vdekjes së djalit të tyre.

Ngjarja e rëndë u raportua disa ditë më parë në Shkodër ku 3-vjeçari ishte shfaqur në spital me shenja helmimi dhe si pasojë humbi jetën. Me të njëjtat simptoma është dërguar në spital edhe e motra e tij 7-vjeçare e cila vijon të jetë në gjendje kritike, bashkë me të ëmën që ishte dhe shtatzënë. Ata janë transportuar në spital sapo kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, por 3-vjeçari nuk ja ka dalë dot të mbijetojë. Fillimisht u raportua se prindërit kishin spërkatur një magazinë me helm minjsh dhe u dyshua se të miturit mund të ishin intoksikuar nga lënda toksike, por kjo gjë mbetet ende në kuadrin e raportimeve paraprake pasi hetimet për rastin vijojnë ende.

shkoder

Sondazh

Poll