Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Kombit, dyshohet se është përplasur nga një automjet

Punonjësit e mirëmbajtjes kanë konstatuar viktimën dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

6 Mars 2025, 09:51 Nga M.B
Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Kombit,
Foto ilustruese

LEZHA- Një person i pajetë, ende i paidentifikuar, është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në kryqëzimin e rrugës, ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës. Punonjësit e mirëmbajtjes kanë konstatuar viktimën dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarësve. Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por megjithatë pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet.

rruga e kombit

Sondazh

Poll