Presioni i vetingut mbushi burgjet/ Avokati i Popullit: Ky proces ndikoi në nivele negative!
Foto ilustruese TIRANË- Rreth një dekadë më parë një ndërhyrje nga gjykata e lartë e përcaktoi “arrestin...
Sipas njoftimit të policisë, më datë 17 prill ai shfaqi sërish probleme shëndetësore dhe u shtrua me urgjencë në QSUT. I riu ra në gjendje kome dhe ndërroi jetë thuajse një muaj më pas, më 20 maj.
TIRANË- Jani Rustemi, 28 vjeç, u prangos më 13 prill 2023 pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Pas 24 orësh izolim në qelitë e paraburgimit tek ‘Mine Peza’ në Tiranë, ai u ndje keq. Pavarësisht problemeve shëndetësore, i riu doli para gjykatës të nesërmen dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Për shkak të mbipopullimit, ai nuk u transferua drejt burgut 313, por u rikthye përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, më datë 17 prill ai shfaqi sërish probleme shëndetësore dhe u shtrua me urgjencë në QSUT. I riu ra në gjendje kome dhe ndërroi jetë thuajse një muaj më pas, më 20 maj. Pavarësisht se avokatët dhe familja e tij kanë nisur një betejë ligjore, edhe dy vite më pas është ende e paqartë se çfarë ndodhi me të riun.
Komiteti i Helsinkit që monitoroi rastin u shpreh asokohe, se 28-vjeçari i njohur si përdorues droge, një ditë pasi është futur në Bllokun e sigurisë është trajtuar me metadon, por në kartelën mjekësore të të riut, nuk rezulton të jetë kryer asnjë analizë mjekësore për gjendjen e tij dhe për vijimin e mjekimit edhe pse shfaqi komplikime. Pasi gjendja e tij u përkeqësua, ai është trajtuar me diazepam, por pa specifikuar dozën dhe pse u rekomandua ky mjekim.
Ngjarja ka ende shumë pikëpyetje duke shtuar paqartësitë tek familjarët. Ata ngrenë dyshime se i afërmi i tyre është neglizhuar nga të gjitha instancat, duke sjellë humbjen e jetës. Ai ishte izoluar në burg teksa kishte nevojë për mjekim. Pak ditë pasi gjendja e të birit u përkeqësua, e ëma ka bërë kallëzim për mostrajtim të denjë. Por, drejtësia nuk është bërë ende për të.
Për familjarët e vetmja gjë që do u sillte paqe është e vërteta. Pse i riu u izolua në qeli vetëm se vodhi një palë atlete dhe një tapet, teksa kishte nevojë për trajtim urgjent. Rasti duket i dyshimtë pasi edhe vetë kodi penal përcakton se për personat toksikomanë nuk mund të jepet masa e arrestit me burg, vetëm në rast se ata kanë kryer vepra shumë të rënda.
“Nëse dikush ka ndërruar jetë, është një alarm i madh për institucionin, shoqërinë civile, është shumë e rëndësishme të rregullojmë ligjin”, u shpreh Elsa Ballauri, aktiviste./TCH
Foto ilustruese TIRANË- Rreth një dekadë më parë një ndërhyrje nga gjykata e lartë e përcaktoi “arrestin...
Foto ilustruese TIRANË- Ndalimi i të dyshuarit për kryerjen e një vepre penale bëhet nga Policia e Shtetit, e cila është...
Erinda Ballanca TIRANË- Statistikat e krimit flasin për një numër të jashtëzakonshëm të shqiptarëve që ka...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavij&...
Diana Baçja SHKODËR- Diana Baçja, një nënë e re në kufijtë e mbijetesës e ka të pamundur të har...
Skënder Kurti DURRËS- Mbrëmjen e djeshme emisioni “Stop” transmetoi rastin e një familje prej 4 anëtarë...
Suzana Isufaj KSAMIL- Në fundvitin e kaluar emisioni “Stop” transmetoi disa denoncime për Suzana Isufajn, me pretendimin se ajo p&eum...
Elton Dumani FIER- Emisioni Fiks Fare ka sjell një rast mashtrimi nga një agjenci punësimi. Pronari i të cilës merrte para pë...
foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, u mbyllën të martën regjistrimet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pë...
foto ilustruese TIRANË- Përgjimet 15 Shtator 2022, ora 15.06 Shpend Shahini komunikon me Altin Murton Shpendi: ‘Na bëri dëm t&...