Bota

Pas armëve, SHBA “ngrin” edhe ndarjen e informacioneve sekrete me Ukrainën

Më herët, Financial Times raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë ndalur dhënien e informacionit për Kievin, por vazhdojnë të ndajnë të dhëna mbi Rusinë dhe Ukrainën me aleatët e tyre më të afërt.

5 Mars 2025, 14:17 Nga E. D
Pas armëve, SHBA “ngrin” edhe ndarjen e informacioneve sekrete
foto ilustruese

SHBA- Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe ka konfirmuar se pas armëve, Washingtoni ka “ngrirë” edhe ndarjen e informacioneve sekrete me Ukrainën. 

“Ndërprerja si në frontin ushtarak ashtu edhe në atë të shërbimeve sekrete synon që të gjithë të marrin përgjegjësinë për vendosjen e paqes,” tha gazetarja e Fox News, Jackie Heinrich, duke cituar Ratcliffe.

Më herët, Financial Times raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë ndalur dhënien e informacionit për Kievin, por vazhdojnë të ndajnë të dhëna mbi Rusinë dhe Ukrainën me aleatët e tyre më të afërt.

“Washingtoni ka ngrirë kanalet e informacionit me Ukrainën. Megjithatë, SHBA-të vazhdojnë të ndajnë të dhëna për Rusinë dhe Ukrainën me aleatët e tyre kryesorë, përfshirë Britaninë,” thuhet në artikulli.

Nga ana tjetër, Daily Mail raportoi se Shtëpia e Bardhë i ka ndaluar Britanisë të ndajë të dhëna të inteligjencës amerikane me Kievin, pasi SHBA pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën. Megjithatë, deri dje, shërbimet e inteligjencës së dy vendeve (SHBA dhe Ukrainë) raportohet se kishin komunikim normal.

john ratcliffe donald trump ukraine

Sondazh

Poll