Bota

Diskutimet Rusi-SHBA/ Kremlini: Do të flitet për programin bërthamor të Iranit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, vuri në dukje se çështja ishte përmendur në një takimin e mëparshëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar.

5 Mars 2025, 11:44 Nga M.B
Diskutimet Rusi-SHBA/ Kremlini: Do të flitet për programin
Donald Trump dhe Vladimir Putin

RUSIA- Kremlini ka zbuluar se programi bërthamor i Iranit do të jetë tema e radhës në diskutimet mes Rusisë dhe SHBA-së. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, vuri në dukje se çështja ishte përmendur në një takimin e mëparshëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar.

Mediat e huaja shkriajnë se Rusia do të ndihmojë administratën e Donald Trump të zhvillojë bisedime me Teheranin për çështje të ndryshme, duke përfshirë programin bërthamor të Iranit dhe mbështetjen për aleatët e tij rajonalë anti-amerikanë. Deri më tani, Kremlini nuk e ka konfirmuar informacionin. 

rusia

Sondazh

Poll