Bota

Peskov: Kremlini vlerëson pozitivisht letrën e Zelenskyyt drejtuar Trump

Zelenskyy e bëri këtë deklaratë në një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, të cilën vetë Trump e bëri publike të martën. 

5 Mars 2025, 11:47 Nga DOSJA
Peskov: Kremlini vlerëson pozitivisht letrën e Zelenskyyt drejtuar
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia e vlerson pozitivisht letrën e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyyt drejtuar Donald Trump. Zelenskyy e bëri këtë deklaratë në një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, të cilën vetë Trump e bëri publike të martën. 

"Ukraina është e gatshme të ulet në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë më afër paqen e qëndrueshme. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit ," tha Trump në një deklaratë të, duke cituar pjesë nga letra.

"Rusia e vleson pozitivisht. Pyetja është me kë do të ulemi? Për momentin, presidenti ukrainas vazhdon të jetë i ndaluar me ligj të negociojë me palën ruse. Pra, në përgjithësi, qasja është pozitive, por dallimet e vogla nuk kanë ndryshuar ende” tha Peskov

Peskov i referohej një dekreti të Zelensky në vitin 2022 që përjashtonte negociatat me presidentin Vladimir Putin. 

dmitry peskov

Sondazh

Poll