5 Mars 2025, 13:03
Nga B.Z
Jamarbër Malltezi
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, për revokim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi".
Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen "Partizani".
Ai u la në këtë masë sigurie me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Të implikuar në dosje sipas organit të akuzës janë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.
Akuzat e SPAK për dosjen Partizani
Në dosjen prej 500 faqesh thuhet midis të tjerash, se biznesmeni Fatmir Bektashi, i vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, ka premtuar dhënien e një pjese të përfitimit që do të realizohej nga shitjet e objekteve që do të ndërtoheshin në territoret e dy klubeve sportive Partizani.
Dhënia e këtij premtimi, mbështetej në kërkesën e realizimit të kthimit të plotë të territoreve si dhe ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, që do të sillte një zhvillim ndërtimi të konsiderueshëm dhe në këtë mënyrë fitim të madh. I vetmi që kishte pushtetin e mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë sektorët ku mund të realizoheshin këto objektiva sipas SPAK, ishte Sali Berisha.
Në dosje thuhet se kontaktet për arritjen e këtij qëllimi, janë realizuar nëpërmjet dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi. Për këtë arsye, SPAK thekson se Sali Berisha aokohe në detyrën e kryeministrit, rezulton të ketë realizuar përmbushjen e kërkesave, duke pranuar shpërblim nëpërmjet vajzës së tij Argita Malltezi nëpërmjet shtetasit Jamarbër Malltezi.
Nga ana tjetër, Malltezi me anë të korrupsionit pasiv siç pretendon organi i akuzës, nëpërmjet transaksioneve të fshehta, i ka treguar shtetasit Fatmir Bektashi por edhe trashëgimtarëve të familjeve pronare, se që të arriheshin objektivat duhet të bashkëpunonin duke vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre.
jamarber malltezi dosja partizani
Politike
5 Mars 2025, 12:57
I.A
Chris LaCivita dhe Kash Katel
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbajtur fjalimin e parë ditën e djeshme në Kongresin amerikan. T&...
Politike
5 Mars 2025, 12:48
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar se ankimimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të...
Politike
5 Mars 2025, 12:05
B.Z
Ina Zhupa
TIRANË - Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, ka folur këtë të mërkur&eum...
Politike
5 Mars 2025, 11:45
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish mesditën e kësaj të mërku...
Politike
5 Mars 2025, 11:40
M.B
Anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një seancë të mbajtur më 2022.
...
Politike
5 Mars 2025, 10:58
B.Z
Ilirjan Celibashi
TIRANË - Të paktën mbi 232 mijë shqiptarë që banojnë jshtë vendit do të kenë mundë...
Politike
5 Mars 2025, 10:05
M.B
Nga e majta në të djathtë - Mario Tobias nga Panairi i Berlinit, ITB, kryeministri Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela KumbaroF
BERLIN-&nb...
Politike
5 Mars 2025, 09:55
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të mërkurë pyetjeve të kometues...
Politike
5 Mars 2025, 09:48
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të mërkurë pyetjeve të kometues...
Politike
5 Mars 2025, 09:17
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është drejt përfundimit të numërimit të votave me kusht ng...