Bota

Mungesa e aftësisë mbrojtëse/ Analiza: A është e mundur vendosja e shpejtë e shërbimit ushtarak në Gjermani?

Gjermania nuk e ka në shkallën e duhur aftësinë mbrojtëse si vend, tani po diskutohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një hap jo i lehtë.

5 Mars 2025, 10:59 Nga M.B
Mungesa e aftësisë mbrojtëse/ Analiza: A është e mundur
Foto ilustruese

GJERMANIA- Shoqata e Rezervistëve të Bundeswehr-it bën thirrje për një rikthim të shpejtë të shërbimit ushtarak në Gjermani. Trupat kanë nevojë për 20.000 ushtarë të rinj këtë vit, tha presidenti i shoqatës Patrick Sensburg për mediat gjermane. Të martën (04.03)Unioni CDU/CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë të madhe financiare me vlerë disa qindra miliardë euro gjatë bisedimeve të tyre parapërgatitore për koalicionin. Kju u bë e nevojshme tani kur SHBA jep shenjat e tërheqjes nga mbështetja ushtarake për Ukrainën.

A është e mundur vendosja e shpejtë e shërbimit ushtarak?

Ministri i Mbrojtjes nga SPD, Boris Pistorius duket skeptik për një rikthim të shpejtë të rekrutimit të përgjithshëm. "Nuk kemi kazerma të përmasave ku të mund të strehojmë të gjithë rekrutët e një viti”, theksoi ministri. Pistorius sugjeron "t'u ofrojmë perspektivë  atyre që vërtet e duan shërbimin dhe që mund të duhen më shumë".

Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e kërkon edhe Unioni CDU/CSU. Politikani i CSU-së, Florian Hahn, kishte kërkuar më parë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak brenda këtij viti. Politikani i mbrojtjes i CSU-së, Thomas Silberhorn u ankua në gazetën "Welt" se me 180. 000 ushtarë, Bundeswehr aktualisht është nën kapacitetin prej 185.000 që ishte vendosur kur shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në 2011. Ne do të na nevojiteshin 270.000 ushtarë, tha ai./ DW

gjermania

Sondazh

Poll