Trump pezulloi ndihmat ushtarake/ Kryeministri ukrainas: Jemi të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA-në
Denys Shmyhal UKRAINË- Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal tha se Ukraina vazhdon të punojë për t'i siguruar Forcave të Arm...
Nga kjo prokurori është bërë e ditur se kërkesa është bërë me qëllim të përcaktimit të autorëve dhe për të kuptuar nëse ekzistojnë elementë të veprës penale, "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme".
BEOGRAD- Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me incidentin e së martës në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym. Nga kjo prokurori është bërë e ditur se kërkesa është bërë me qëllim të përcaktimit të autorëve dhe për të kuptuar nëse ekzistojnë elementë të veprës penale, "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme".
Incidenti në sallën e Kuvendit ka ndodhur pas kundërshtimeve të opozitës për miratimin e rendit të ditës, të prezantuar nga koalicioni qeverisës. Atëherë, deputetët e opozitës janë larguar prej vendeve të tyre dhe kanë aktivizuar mjetet piroteknike. Prokuroria ka bërë të ditur se ka urdhëruar mbledhjen e provave të disponueshme për të identifikuar personat që kanë sjellë dhe përdorur mjetet piroteknike, si dhe për të kuptuar mënyrën se si janë futur në ndërtesën e Kuvendit.
Kërkesë edhe bërë edhe për përcaktim të identitetit të personave që, siç thuhet, kanë hedhur objekte të ndryshme dhe kanë lënduar deputetët. Partitë në pushtet e kanë miratuar rendin e ditës me 62 pika, dhe e kanë refuzuar kërkesën e opozitës që të diskutohet vetëm për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, përmes të cilave plotësohet kërkesa e katërt e studentëve që janë duke protestuar me muaj.
Studentët vazhdojnë të bllokojnë mbi 60 fakultete në mbarë vendin, me kërkesën që të përcaktohet përgjegjësia penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Fillimisht ata kanë kërkuar publikimin e gjithë dokumentacionit lidhur me rindërtimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin.
Ata kanë kërkuar edhe ndëshkimin e personave që kanë sulmuar studentët nëpër protesta, si dhe pezullimin e procedurave ndaj protestuesve të arrestuar. Studentët kërkojnë, gjithashtu, rritje prej 20 për qind të buxhetit për arsimin e lartë. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar më herët se është arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e të gjitha universiteteve shtetërore për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, dhe se me këtë do të plotësohet kjo kërkesë e studentëve.
Pushteti pretendon se, përveç rritjes së buxhetit, janë përmbushur edhe kërkesat e tjera të studentëve. Studentët, në anën tjetër, zotohen se bllokadat dhe protestat do të vazhdojnë dhe se grupet e ekspertëve do të përcaktojnë nëse kërkesat janë përmbushur apo jo./REL
Denys Shmyhal UKRAINË- Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal tha se Ukraina vazhdon të punojë për t'i siguruar Forcave të Arm...
Foto ilustruese GAZA- E ardhmja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara...
foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite ka njoftuar se Kreu i Hamasit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor u vra të m...
Foto ilustruese KINË - Kina është zotuar të "luftojë deri në fund" pasi Presidenti i SHBA Donald Trump përshkallëzo...
UKRAINË- Pas takimit katastrofik të së premtes së kaluar në Zyrën Ovale, duket se asgjë nga ato që ai thotë ...
J. D. Vance SHBA- Nënkryetari i SHBA-së, J. D. Vance, hodhi poshtë planin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës p&eu...
Ana Bërnabiç SERBI- Në një situatë të tensionuar në Parlamentin e Serbisë, ku opozita hodhi gaz lotsjellës, ...
Donald Tusk POLONIA- Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se kufitare nga Ukraina konfirmojnë se ndihma amerikane në vend &e...
James Harrison AUSTRALI- Një burrë australian, dhurimet e gjakut të të cilit janë merita për shpëtimin e jetës s&eu...
Ghent BELGJIKA- Kur Olivier Jacobs hapi barin e tij, Jiggers, në qytetin piktoresk belg Ghent në vitin 2012, rreth 20% e klientelës së...