Politike

Primaret e PD-së në qarkun e Korçës/ Deputeti Bledion Nallbati siguron shumicën e votave, ndiqet nga Edmond Spaho

Në vendin e tretë është kandidatja Ledina Alolli me 394 vota dhe në vendin e katërt Andrea Mano me 380 vota. 

2 Mars 2025, 10:14 Nga r.ll
Primaret e PD-së në qarkun e Korçës/ Deputeti Bledion
foto ilustruese

KORÇË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës.  Kandidati më i votuar në qarkun e Korçës është deputeti Bledion Nallbati i cili ka siguruar 1219 vota.

Nallbati ndiqet nga deputeti Edmond Spaho me 691 vota. Në vendin e tretë është kandidatja Ledina Alolli me 394 vota dhe në vendin e katërt Andrea Mano me 380 vota. 

Lista e kandidatëve me numrin përkatës të votave: 

1 - Bledion Nallbati 1219 vota
2 - Edmond Spaho 691 vota
3 - Ledina Alolli 394 vota
4 - Andrea Mano 380 vota
5 - Fidel Kreka 355 vota
6 - Genti Çela 334 vota
7 - Alfred Gega 222 vota
8 - Arber Male 221 vota 
9 - Kristiano Koçibelli 204 vota
10 - Lulezim Rakipi 160 vota
11 - Yllson Ibrahimllari 151 vota
12 - Eleina Qirici 113 vota
13 - Xhuljan Guçe 76 vota
14 - Elsuida Vila 74 vota
15 - Kujtim Hoxha 61 vota
16 - Sorina Koti 42 vota
17 - Albana Prifti 40 vota
18 - Lorenc Begaj 30 vota
19 - Brunilda Prifti 13 vota

primaret e pd ne korce

Sondazh

Poll