Politike

Primaret 2025/ PD publikon shifrat: Mbi 50 mijë anëtarë morën pjesë në votime, ishte pjesëmarrja më e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore

Në njoftimin e PD-së bëhet me dije se procesi është zhvilluar i qetë dhe pa probleme

2 Mars 2025, 08:39 Nga r.ll
Primaret 2025/ PD publikon shifrat: Mbi 50 mijë anëtarë
foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votimet për Primaret 2025.

Në njoftimin e PD-së bëhet me dije se procesi është zhvilluar i qetë dhe pa probleme, ndërsa gjithashtu njoftohet se mbi 50 mijë anëtarë të PD-së kanë marrë pjesë në votime. 

Sipas kësaj force politike, kjo ka qenë pjesëmarrja më e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore që janë zhvilluar në Partinë Demokratike. 

NJOFTIMI I PD:

Procesi i Primareve2025 është zhvilluar në të gjitha degët e PD, në të gjithë vendin. Procesi është zhvilluar i qetë, e pa probleme

Referuar procesverbaleve të ardhura në forme elektronike pranë KOKOE, nga Komisionet e Votimit në të gjitha Qarqet/Degët e PD, KOKOE informon si më poshtë vijon:

Pjesemarrja në qarqet e vendit

KUKES- 2,640

SHKODER- 4,451

DIBER- 2,204

LEZHE- 3,669

DURRES- 4,920

ELBASAN- 3,927

KORCE- 4,826

BERAT- 2,044

FIER- 4,580

GJIROKASTER- 1,957

VLORE- 2,584

TIRANE- 13,052
 
GJITHSEJ- 50,854

Kjo është pjesëmarrja më  e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore ne PD shenjë e rritjes së besimit të shqiptarëve te PD. Kanë qenë vetë anëtarët që kanë votuar në mase, duke pritur edhe me orë të tëra për të votuar, sipas parimit një anëtar një votë. KOKOE falenderon cdo anëtar të PD që qe pjesë e procesit të votimit për PRIMARE 2025.

primaret e pd

Sondazh

Poll