Politike

Primaret/ Përfundon numërimi i votave në qarkun e Kukësit, ja cili është kandidati më i votuar

Ndërkohë deputeti aktual Isuf Çelaj ka marrë 410 vota duke zënë vendin e tretë në këto votime.

2 Mars 2025, 07:49 Nga r.ll
Primaret/ Përfundon numërimi i votave në qarkun e Kukësit,
foto ilustruese

KUKËS- Pas votimit në procesin e primareve në Partinë Demokratike ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Kukësit. Kandidati më i votuar është mjeku nga Hasi, Shkëlzen Ibra, i cili ka siguruar 707 vota.

Në renditje pas Ibrës vjen Shkëlqim Shehu me 430 vota. Ndërkohë deputeti aktual Isuf Çelaj ka marrë 410 vota duke zënë vendin e tretë në këto votime.

Në votimet për primare në Qarkun e Kukësit morën pjesë 2640 anëtarë. Qarku i Kukësit ka 3 vende në parlament, ku zakonisht dy vende i merr PD dhe një PS.

primaret e pd ne kukes

Sondazh

Poll