Sport

Hansi Flick i sinqertë, pranon se gaboi në barazimin përballë Atletico Madridit

“Ne jemi një ekip dhe gjithmonë duam të mësojmë dhe të përmirësohemi. Ne flasim dhe analizojmë gjërat gjatë gjithë kohës”.

2 Mars 2025, 10:00 Nga DOSJA
Hansi Flick i sinqertë, pranon se gaboi në barazimin

SPANJE - Hansi Flick ka pranuar se ka bërë disa gabime taktike, që çuan në dy golat e fundit të Atletico Madridit në barazimin 4-4 të Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Skuadra katalanase ishte e bindur se po e fitonte ndeshjen e parë, mirëpo pësoi dy gola fare në fund. Për këtë Flick u pyet: “A u ndikua skuadra juaj për vazhdimin e presionit të lartë në fazat mbyllëse të lojës?. Sigurisht”, deklaroi trajneri gjerman.

“Ne jemi një ekip dhe gjithmonë duam të mësojmë dhe të përmirësohemi. Ne flasim dhe analizojmë gjërat gjatë gjithë kohës. Edhe kur fitojmë ndeshje, ne ende flasim për atë që mund të përmirësojmë”.

“Kur jep kaq shumë energji, është normale, në fund të lojës nivelet e energjisë të bien dhe ne nuk kemi bërë presion të mirë, në atë që duhet të përmirësohemi dhe e dimë”, shtoi Flick.

Barça po fitonte 4-2, por pas 80 minutash gjërat ndryshuan, skuadra katalanase bëri disa ndryshime në formacion dhe Atletico Madridi shënoi dy gola për të barazuar në 4-4.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll