Sport

VIDEO/ E FRIKSHME!... Ndërhyrje masakruese, Roberts shkelon Matetën në fytyrë! Neil: "Ai me siguri nuk donte ta dëmtonte"

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Palaces, Oliver Glasner tha - siç raportohet nga BBC - se incidenti ishte aq i rëndë sa ai fillimisht nuk donte ta shihte: "Ai është në spital dhe dëgjova se është i vetëdijshëm", tha ai

2 Mars 2025, 09:30 Nga DOSJA

VIDEO/ E FRIKSHME!... Ndërhyrje masakruese, Roberts shkelon Matetën

ANGLI - Tifozët e futbollit në Angli u tronditën nga dëmtimi i pësuar nga Jean-Philippe Mateta gjatë fitores 3-1 të Crystal Palace ndaj Millwallit në FA Cup.

Në minutën e tetë, portieri kundërshtar Liam Roberts doli me vonesë dhe e goditi fort me shkelm në kokë Matetën. Lojtari u trajtua në fushë, më pas u mor me barelë dhe u largua nga stadiumi me një ambulancë.

Trajneri i Millwallit, Alex Neil, siç raportohet nga BBC, donte të sqaronte një aspekt në lidhje me lojtarin e tij, i cili më vonë u përjashtua me karton të kuq dhe që shumë e kanë drejtuar gishtin ndaj tij për ndërhyrjen e pamatur: "Ai u përpoq të merrte topin,- e justifikoi Neil. - Ai e llogariti gabim kohën. Me siguri ai nuk donte ta dëmtonte lojtarin”.

VIDEO/ E FRIKSHME!... Ndërhyrje masakruese, Roberts shkelon Matetën

Glasner: "Mund t'i jepte fund karrierës së tij"

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Palaces, Oliver Glasner tha - siç raportohet nga BBC - se incidenti nishte aq i rëndë sa ai fillimisht nuk donte ta shihte: "Ai është në spital dhe dëgjova se është i vetëdijshëm", tha ai, "por ai ka një dëmtim të rëndë në vesh dhe ishte një faull shumë, shumë serioz, nëse ai është goditur në fytyrë me gjithë atë fuqi dhe ajo ndërhyrje, mund të kishte qenë fundi i karrierës për Jean-Philippen”.

Më pas ai i zbuti komentet e tij, për të mos drejtuar gishtin nga Roberts: "Jam shumë i sigurt se ai nuk donte të lëndonte JP, por gjithashtu mendoj se kur ke një ndikim të tillë, duhet të vendosësh që nuk mund ta bësh në këtë mënyrë: rreziku i një dëmtimi shumë të rëndë është shumë i lartë. Le të shpresojmë të gjithë se situate të mos jetë aq serioze”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll