Sport

Feyenoord zhgënjen në ndeshjen e parë të Van Persie si trajner! Tani radha e Interit

PSV Eindhoven bie sërish: pasi eliminoi Juventusin në Europë, skuadra e Bosz arriti dy humbje ndaj Go Ahead Eagles, fillimisht në Kupën e Holandës dhe dje në Eredivisie.

2 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA
Feyenoord zhgënjen në ndeshjen e parë të Van Persie si

HOLANDE - Feyenoord, kundërshtari i radhës i Interit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, u përplas kundër NEC dhe arriti vetëm një barazim pa gola. Ishte ndeshja e parë për Robin Van Persin, si trajner i Feynoord, i cili të mërkurën do të përballet me Interin (18:45).

Sakaq PSV Eindhoven bie sërish: pasi eliminoi Juventusin në Europë, skuadra e Bosz arriti dy humbje ndaj Go Ahead Eagles, fillimisht në Kupën e Holandës dhe dje në Eredivisie.

Golat e De Jong dhe Lang nuk i mjaftuan PSV-së, e cila ishte rikuperuar përkohësisht nga goli fillestar i Antman në minutën e 23-të. Edvardsen shënoi 2-2 në minutën e 74-të, më pas Antman shënoi 3-2 për Go Ahead Eagles.

Groningen dhe Twente barazojnë 1-1, ndërsa Utrecht fiton 1-0 ndaj NAC.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll