Aktualitet

Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare, Resuli: 700 veterinerë Pjesëmarrës! Arritje historike për komunitetin veterinar

Resuli shkruan se ky kongres kishte mbi 700 veterinerë pjesëmarrës, ndërsa e ka cilësuar si një arritje historike për komunitetin veterinar. 

1 Mars 2025, 19:48 Nga B.Z
Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare
Ervin resuli

DURRËS - Mjeku veterinar shqiptar, Ervin Resuli, ka reaguar në lidhje më Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Mjekësisë Veterinare Shqiptare që u mbajt këtë të shtunë në Durrës. 

Në një reagim në rrjete sociale Resuli shkruan se ky kongres kishte mbi 700 veterinerë pjesëmarrës, ndërsa e ka cilësuar si një arritje historike për komunitetin veterinar. 

Postimi i plotë:

Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare – Mbi 700 Veterinerë Pjesëmarrës! 

Një arritje historike për komunitetin tonë veterinar! Me mbi 700 pjesëmarrës, Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe unitetin e profesionit tonë.

Falënderoj të gjithë kolegët që u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore, duke ndarë dije, eksperienca dhe inovacione për të ardhmen e mjekësisë veterinare.

Një përshëndetje të veçantë për Dr. Elidon Barjami dhe të gjithë ata që kontribuuan për suksesin e këtij eventi! 
Ndiqni këtë video si një moment reflektimi dhe frymëzimi për të ardhmen e profesionit tonë.

Sondazh

Poll