Aktualitet

"Depozitat e mia financiare i përkasin Kishës se Shqipërisë"/ Hapet testamenti i Kryepeshkopit Janullatos, ja si do të ndahet pasuria

Në testament gjithashtu kryepeshkopi ka shkruar që gjysma e shumës se këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të pershtatshme

1 Mars 2025, 14:05 Nga B.Z
"Depozitat e mia financiare i përkasin Kishës se
Anastas Janullatos

TIRANË - Është hapur testamenti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti. Në testamentin e Janullatos thuhet se të gjitha depozitat e tij financiare i përkasin Kishës së Shqipërisë.

Në testament gjithashtu kryepeshkopi ka shkruar që gjysma e shumës se këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të pershtatshme, thuhet në testament.

Testamenti

“Falenderoj Kishen e Shqipërisë per dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.

Depozitat e mia financiare si kryepeskop i përkasin kishes se Shqipërisë.

I lutem ekzekutuesve te testamentit tim qe gjysma e shumes se ketyre depozitave te perdoret per perfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë.

Ndersa gjysma tjeter te ruhet dhe te perdoret ne menyre te pershtatshme duke siguruar qe te ardhurat nga keto investime te perdoren ne mbeshtetjen e pagave te klerikeve dhe per zhvilimin e programeve rinore te kishes se Shqipërisë”

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditëve luftë me jetë kryepeshkopi mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 25 janarit. 

anastas janullatos

Sondazh

Poll