Aktualitet

Arben Muçobega rrëmben Llamanin/ Hotel mbi rërë, Rama privatizon gjirin e famshëm

Në mbledhjen e fundit, që u zhvillua para dy javësh, Këshilli Kombëtar i Territorrit dhe Ujit miratoi më shumë se 60 vendime. Mes tyre, me numër 26, ishte dhe vendimi për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin: “The Concave”, Objekt hoteleri dhe shërbime 3 dhe 4 kate dhe pishina, me vendndodhje në Llaman, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bega – 07” sh.p.k.”

1 Mars 2025, 14:38 Nga M.B
Arben Muçobega rrëmben Llamanin/ Hotel mbi rërë, Rama
Foto ilustruese

HIMARA- Ndarja e copave të Shqipërisë duke ngrënë qofte në ballkonet e oligarkëve- siç pati dëshmuar Arben Ahmetaj tek Çim Peka- vazhdon më ritëm intensiv. Copa e fundit që po rrëmbehet është Plazhi i Llamanit, një nga gjiret më të bukura të Bregdetit Shqiptar.

Në mbledhjen e fundit, që u zhvillua para dy javësh, Këshilli Kombëtar i Territorrit dhe Ujit miratoi më shumë se 60 vendime. Mes tyre, me numër 26, ishte dhe vendimi për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin: “The Concave”, Objekt hoteleri dhe shërbime 3 dhe 4 kate dhe pishina, me vendndodhje në Llaman, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bega – 07” sh.p.k.”

Arben Muçobega rrëmben Llamanin/ Hotel mbi rërë, Rama

Ky në foto është objekti që do të ndërtohet në Plazhin e Llamanit. I pagëzuar me emrin Konkava, ai është projektuar nga studioja portugeze OODA Architechture për llogari të kompanisë Bega-07. Kjo kompani zotërohet nga biznesmeni Arben Muçobega, njëri prej përfituesve më të mëdhenj të lejeve të ndërtimit në Jug dhe Tiranë, që rezulton i lidhur ngushtë me socialistët.

Arben Muçobega rrëmben Llamanin/ Hotel mbi rërë, Rama

Biznesmeni Arben Muçobega dhe deputetja socialiste Antoneta Dhima

I gdhendur në bregdetin e thyer të Rivierës Shqiptare, The Concave është një hotel premium butik me 63 dhoma, të formuara nga konturet e plazhit të Llamanit.

Arben Muçobega rrëmben Llamanin/ Hotel mbi rërë, Rama

Sipas përshkrimit të projektuesit hoteli dhe trualli janë të pandashëm, në dialog të vazhdueshëm dhe ndërhyrja ripërcakton bregdetin duke krijuar një identitet koheziv arkitektonik që respekton origjinalitetin e papërpunuar të sitit.

Arben Muçobega rrëmben Llamanin/ Hotel mbi rërë, Rama

Sipas fotove, duket qartë se betoni masiv i hotelit do të ngrihet mbi rërën e plazhit, teksa babëzia tashmë po privatizon edhe plazhet duke mos kursyer asgjë.

Pikëpyetjet e pronësisë

Në maj të vitit të kaluar, Komiteti i Investimeve Strategjike refuzoi dhënien e statusit të investitorit strategjik një projekti për resort në Gjirin e Llamanit, me vlerë investimi 63 milionë euro. Sipas vendimit të KISH, arsyeja për refuzimin e statusit të projektit ishte paqartësia e pronësisë.

“Zona e projektit nuk ka një regjistrim fillestar në kadastër, mosregjistrim i cili pengon marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e institucioneve,” thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Arben Muçobega rrëmben Llamanin/ Hotel mbi rërë, Rama

Mbetet e paqartë nëse resorti i propozuar ka qenë në të njëjtin vend ku do të ndërtohet tani hoteli Konkava. Por emrat janë të njëjtët. Kompanitë aplikuese për resortin, të cilit iu refuzua statusi i Investimit Strategjik ishin Bega-07 e Muçobegës dhe Capital B shpk. Kjo e fundit zotërohet 100 për qind nga Redjan Basha.

Zoti Basha është ortak dhe administrator në shoqërinë Abkons. Ai zotëron 30 për qind të aksioneve të Abkons, ndërsa 70 për qind e kuotave zotërohen nga ndërtuesi Besnik Leskaj. Të dy kompanitë si Capital B ashtu dhe Abkons kanë të njëjtën adresë zyrtare; “Njesia Bashkiake nr 2, Rruga Themistokli Gremenji, Prane RTSH, kati 2.”

Por përtej emrave, pikëpyetjet ngrihen për pronësinë. Së pari kur u bë regjistrimi fillestar i pronësisë në Kadastër dhe si u përfitua ajo nga kompania ndërtuese e hotelit. Sipas projektit arkitektonik të bërë publik nga Ooda në faqen e saj, shihet qartë se hoteli do të ndërtohet në rërën e plazhit./ Kapitali.al

himara

Sondazh

Poll