Bota

'Trump i tha të vërtetën kllounit të varur nga kokaina'/ E quajti Zelenskyn derr të guximshëm, ish-presidenti rus shpreh gatishmërinë e Rusisë në bisedime për Ukrainën

Medvedev theksoi se Rusia është e gatshme të diskutojë një zgjidhje të krizës ukrainase, por vetëm me ata që janë të gatshëm të komunikojnë. Kujtohet se ish-presidenti rus foli ashpër për Volodymyr Zelensky dje , pas takimit të tij shpërthyes me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

1 Mars 2025, 13:41 Nga M.L

 

'Trump i tha të vërtetën kllounit të varur nga
Dmitry Medvedev 

RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Rusia është e gatshme të tregojë fleksibilitet në bisedimet për Ukrainën, por vetëm në përputhje me kushtetutën ruse dhe realitetet në terren. 

 

Medvedev theksoi se Rusia është e gatshme të diskutojë një zgjidhje të krizës ukrainase, por vetëm me ata që janë të gatshëm të komunikojnë. Kujtohet se ish-presidenti rus foli ashpër për Volodymyr Zelensky dje , pas takimit të tij shpërthyes me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Një sharje e egër në Zyrën Ovale”, shkroi Medvedev në Telegram, nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i njohur për komentet e tij të vijës së ashpër dhe deklaratat ekstreme.

Ish-presidenti rus, gjithashtu duke postuar në X, e quajti Zelenskyn një derr të guximshëm. Derri i pafytyrë më në fund mori një shuplakë të madhe në Zyrën Ovale, ka shkruar ai.

"Për herë të parë, Trump i tha të vërtetën kllounit të varur nga kokaina”, vazhdoi ai.

dmitry medvedev rusi volodymyr zelensky donald trump

Sondazh

Poll