Bota

Vështirësi të reja për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, Vatikani: Vijojnë problemet në frymëmarrje

Vatikani tha se një "incident i izoluar i frymëmarrjes" rezultoi në probleme për frymëmarrjen e papës 88-vjeçar, që mjekët e vendosën në vazhdim në pajisje respiratore.

1 Mars 2025, 11:20 Nga M.B
Vështirësi të reja për gjendjen shëndetësore
Papa Françesku

VATIKAN- Shëndeti i Papa Françeskut hasi në sfida të reja të premten ndërsa qëndron prej dy javësh i shtruar në spitalin e Romës, Gemelli. Vatikani tha se një "incident i izoluar i frymëmarrjes" rezultoi në probleme për frymëmarrjen e papës 88-vjeçar, që mjekët e vendosën në vazhdim në pajisje respiratore.

Papa Françesku ishte i vetëdijshëm gjatë episodit dhe ishte në gjendje të bashkëpunonte dhe të merrte pjesë në masat e nevojshme për shërimin e tij. Vatikani tha se papa mbetet “vigjilent dhe i orientuar mirë”.

Lajmi për ndërlikimin e së premtes pason tre ditë njoftimesh për një përmirësim të gjendjes mjekësore të Papa Françeskut. Vatikani njoftoi gjithashtu të premten se Papa Françesku nuk do të drejtojë shërbesën të mërkurën e javës së ardhshme që shënon fillimin e sezonit të Pashkëve. Një zyrtar i lartë i Vatikanit do të jetë në vend të Papës./ VOA

papa françesku

Sondazh

Poll