Bota

Protesta në Athinë/ Qytetarët ndezin qirinj në nder të viktimave, lëshojnë në qiell 57 balona me emrat e tyre

Gjatë numërimit mbrapsht, ata lëshuan balona, ​​mbi të cilat ishin shkruar 57 emrat e viktimave të Tempit. Dhjetra të mbledhur para Parlamentit shpërthyen në lot dhe duartrokitje duke thirrur “të pavdekshëm”.

28 Shkurt 2025, 22:52 Nga B.Z
Protesta në Athinë/ Qytetarët ndezin qirinj në nder të
Pamje nga protesta

GREQI - Qindra qytetarë kanë dalë në protestë këtë të premte në Greqi në nder të përkujtimit të tragjedisë së Tempit ku u shënuan 57 viktima. Qytetarët kanë mbajtur homazhe për viktimat e shënuara nga tragjedia, jashtë Kuvendit grek, teksa kanë mbajtur në duar qirinj në numrin “57” dhe tullumbace me emrat e viktimave.

Mediat e huaja raportojnë se protestuesit zhvilluan një protestë para 'Ushtarit të Panjohur' deri në orën 23:18, kohë kur dy trenat u përplasën në Tempe më 28 shkurt 2023. Gjatë numërimit mbrapsht, ata lëshuan balona, ​​mbi të cilat ishin shkruar 57 emrat e viktimave të Tempit. Dhjetra të mbledhur para Parlamentit shpërthyen në lot dhe duartrokitje duke thirrur “të pavdekshëm”.

Tragjedia e Tempit me 57 viktima

Greqia është paralizuar ditën e sotme nga protestat në mbi 200 qytete të vendit. Protesta dhe grevatjanë thirrur për aksidentin e rëndë hekurudhor, të 28 shkurtit të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit. Ngjarja ndodhi kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Athina për në Selanik u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në afërsi të qytetit Tempi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shumë nga viktimat ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave.

Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës.

protesta greqi

Sondazh

Poll