Bota

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Macron zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn! Baerbock: Ukraina nuk është vetëm! Sandu: E vërteta është e thjeshtë, Rusia pushtoi

Ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna ths se nëse Ukraina pushon së luftuari, nuk do të ketë Ukrainë.

28 Shkurt 2025, 22:16 Nga M.B
Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Macron zhvillon bisedë
Foto nga takimi

EUROPA- Liderët europianë duket se janë pozicionuar në anën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump. Mediat e huaja shkruajnë se presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Volodymyr Zelensky.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock shkroi në rrjete sociale: “Ukraina nuk është vetëm”.

“Gjermania së bashku me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e tyre e demokracisë dhe kërkimi i tyre për paqe dhe siguri është e jona", shkruan ajo.

Presidentja moldave Maia Sandu ka reaguar gjithashtu duke thënë se Ukraina mbron lirinë e saj.

 “E vërteta është e thjeshtë. Rusia pushtoi Ukrainën. Rusia është agresori. Ukraina mbron lirinë e saj – dhe tonën. Ne qëndrojmë me Ukrainën", tha presidentja në rrjete sociale.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda ka reaguar duke thënë: “Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna ths se nëse Ukraina pushon së luftuari, nuk do të ketë Ukrainë.

“E vetmja pengesë për paqen është vendimi i diktatorit rus Vladimir Putin për të vazhduar luftën e tij të agresionit. Nëse Ukraina pushon së luftuari, nuk do të ketë Ukrainë. Mbështetja e Estonisë për Ukrainën mbetet e palëkundur. Është koha që Evropa të përparojë. Nuk kemi nevojë të presim që të ndodhë diçka tjetër; Evropa ka burime të mjaftueshme, duke përfshirë asetet e ngrira të Rusisë, për t’i mundësuar Ukrainës të vazhdojë luftën", tha ai.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll