28 Shkurt 2025, 21:26
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do ta bënte anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë në historinë e vendit. Lajmi u njoftua të premten nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Zyrtari nuk dha detaje se kur mund të nënshkruhej urdhri. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta ‘Wall Street Journal’. Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur ndonjëherë një gjuhë zyrtare në nivel federal, por disa shtete e kanë përcaktuar anglishten si gjuhën e tyre zyrtare.
Presidenti republikan e kishte çështjen e emigracionit të paligjshëm çështje kryesore të të dyja fushatave të tij për Shtëpinë e Bardhë dhe ai ka përqafuar përdorimin e anglishtes në jetën publike. Gjatë fushatës së parë presidenciale, zoti Trump kritikoi rivalin e tij republikan Jeb Bush, që përdorte gjatë fushatës së tij elektorale edhe një gjuhë tjetër.
Në një konferencë shtypi në Nju Jork në vitin 2015, zoti Trump tha se "ne jemi një komb që flet anglisht". Siç njofton gazeta ‘Wall Street Journal’ urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump do të anulonte një udhëzim të ish-Presidentit demokrat Bill Clinton, që agjencitë dhe përfituesit e fondeve federale të ofrojnë ndihmë gjuhësore për popullatën jo-anglishtfolëse.
Ndër urdhrat ekzekutivë që Presidenti Trump ka nënshkruar që nga marrja e detyrës më 20 janar, është ai që synon të parandalojë që paratë e taksapaguesve të përdoren për të mbështetur emigracionin e paligjshëm, duke ndaluar përdorimin e buxhetit federal për emigrantët që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme. Janë 32 shtete që kanë përcaktuar anglishten si gjuhë zyrtare, sipas ProEnglish, një grup që mbron anglishten si gjuhë zyrtare.
Çështja ka qenë problematike për disa shtete, përfshirë Teksasin, ku përdorimi i spanjishtes në jetën publike ka ngjallur polemika ndër vite. Senatori i shtetit në vitin 2011 kërkoi që një aktivist për të drejtat e emigrantëve të fliste anglisht dhe jo në gjuhën e tij të origjinës, në spanjisht, gjatë një seance legjislative. Kjo gjë ringjalli një debat që daton prej dekadash nëse duhet apo jo të flitet spanjisht në Teksas, dikur pjesë e Meksikës dhe para kësaj, pjesë e perandorisë spanjolle.
Çështja ka qenë e dhimbshme për shumë banorë të vjetër të Teksasit, meksikano-amerikanë, të cilët kujtojnë se si u ndëshkuan pse folën spanjisht në shkollë, në vitet 1950./ VOA
donald trump
Bota
28 Shkurt 2025, 21:04
M.B
Foto nga takimi
EUROPA- Liderët europianë kanë reaguar pas takimit të tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe preside...
Bota
28 Shkurt 2025, 20:58
B.Z
Zelensky, Trump
SHBA - Shkëmbimet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u bënë shka...
Bota
28 Shkurt 2025, 20:42
B.Z
Zelensky
SHBA - Detaje të reja janë publikuar nga takimi që u mbajt këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë m...
Bota
28 Shkurt 2025, 20:29
B.Z
Pamje nga largimi
SHBA - Janë publikuar pamjet e momentit kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia ...
Bota
28 Shkurt 2025, 20:26
M.B
Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pas largimit nga S...
Bota
28 Shkurt 2025, 20:25
M.B
Foto nga takimi
MOSKA- Rusia ka bërë reagimin e parë pas përplasjes mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerik&e...
Bota
28 Shkurt 2025, 20:24
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një disku...
Bota
28 Shkurt 2025, 20:08
M.B
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas...
Bota
28 Shkurt 2025, 19:52
M.B
Ambasadorja
SHBA- Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova u fotografua sot duke mbajtur kokën në duar teksa ishte e prani...
Bota
28 Shkurt 2025, 19:34
B.Z
Zelensky, Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zele...