Bota

Protestat në Greqi/ Protestuesit përplasen me policinë, hedhin molov në drejtim të Kuvendit, efektivët përgjigjen me gazlotsjellës (FOTO+VIDEO)

Siç shihet edhe nga pamjet vendi është përfshirë nga flakët dhe kaosi. Për të shpërndarë turmën policia ka përdorur gaz lotsjellës. Mediat greke kanë raportuar edhe incidente të tjera për shkak të gazit të hedhur pasi shumë persona kanë humbur ndjenjat.

28 Shkurt 2025, 12:38 Nga N.F
Protestat në Greqi/ Protestuesit përplasen me policinë, hedhin
Pamje nga vendi i ngjajres

GREQI- Protestat e sotme në Greqi për aksidentin e rëndë hekurudhor në Tempi kanë agravuar duke sjellë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Mediat greke raportojnë se persona të maskuar me kapuça kanë tentuar të futen në oborrin e Parlamentit. Gjithashtu në drejtim të saj është hedhur molotov. 

Siç shihet edhe nga pamjet vendi është përfshirë nga flakët dhe kaosi. Për të shpërndarë turmën policia ka përdorur gaz lotsjellës. Mediat kanë raportuar edhe incidente të tjera për shkak të gazit të hedhur pasi shumë persona kanë humbur ndjenjat. Policia gjithashtu është përplasur me personat të cilët janë futur pranë Kuvendit. Probleme janë regjistruar edhe në Selanik. Deri më tani raportohet se janë shoqwruar nga policia 84 persona, nga të cilët 41 kanë rezultuar me arrestime.

 

protestat ne greqi

Sondazh

Poll