Sport

Post-derbi/ “Kërcenin si majmunë”, Jose Mourinho dënohet nga Federata Turke!

Trajneri portugez është dënuar me 4 ndeshje pezullim, por ky pezullim mund të shkojë deri në 10 ndeshje, pasi “çështja Mourinho” ende nuk është mbyllur.

28 Shkurt 2025, 12:00 Nga DOSJA
Post-derbi/ “Kërcenin si majmunë”, Jose Mourinho

TURQI - Derbi mes Galatasaray dhe Fenerbahce i zhvilluar katër ditë më parë përfundoi në barazim pa gola. Megjithatë, episodet ishin të shumta, ku protagonist kryesor u bë trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho.

Në konferencën pas përfundimit të sfidës, “Special One” u shpreh ashpër për stafin e ekipit kundërshtar. “Kërcenin si majmunë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes, duke iu referuar rastit kur stafi kundërshtar protestonte nga stoli vendimet e gjyqtarit slloven.

Pikërisht për këtë frazë, Federata Turke nuk e ka falur teknikun portguez. Ky i fundit është dënuar me 4 ndeshje pezullim, por ky pezullim mund të shkojë deri në 10 ndeshje, pasi “çështja Mourinho” ende nuk është mbyllur, gjë që do ishte goditje e madhe për Fenerbahcen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll