Sport

Marsch: "Fjalët e Trump për Kanadanë janë një fyerje. Si amerikan, më vjen turp"...

“Jam krenar që jam trajner i këtij vendi. Në Kanada gjeta një vend që mishëron idealet dhe moralin, jo vetëm të asaj që është futbolli, por edhe të asaj që është jeta.”

28 Shkurt 2025, 10:00 Nga DOSJA
Marsch: "Fjalët e Trump për Kanadanë janë një

SHBA - Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Final Four-it të Ligës së Kombeve të Concacaf-it, trajneri i Kanadasë, Jesse Marsch, ashtu si kolegu i tij meksikan Javier Aguirre, e gjeti veten duke komentuar disa nga komentet e bëra nga presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, i cili do të donte që Kanadaja të bëhej shteti i pesëdhjetë e një i SHBA-së:

“Kanadaja është një komb i fortë, i pavarur, me dinjitet të thellë dhe një vend që vlerëson etikën dhe respektin, ndryshe nga klima ekstremiste, mosrespektuese dhe shpesh e urryer që ne tani përjetojmë në Shtetet e Bashkuara, - u shpreh Marsch.

E di që e gjithë kjo do të ushqejë edhe më shumë skuadrën time, mentalitetin e saj dhe vullnetin për ta fituar këtë turne në çdo mënyrë dhe për të treguar brenda dhe jashtë fushës se cili është karakteri i kanadezëve. Në këtë moment nuk mund të jem më krenar që jam trajner i këtij vendi. Në Kanada gjeta një vend që mishëron idealet dhe moralin, jo vetëm të asaj që është futbolli, por edhe të asaj që është jeta.”

Më në fund, Marsch iu përgjigj atyre që e pyetën nëse pret tani një përgjigje nga Trump: “Unë nuk e njoh personalisht, e ndjek nga larg, por doja t'i bëja shumë të qarta mendimet e mia për këtë ide të shtetit pesëdhjetë e një, - përfundon trajneri. - Të gjithë kemi të drejtë të flasim, është një nga të drejtat themelore të të qenit amerikan, por sinqerisht fjalët e tij ishin një fyerje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll