Sport

Real Sociedadi do të shoqërohet nga më shumë se 2.000 tifozë në Old Trafford…

Tifozët e klubit spanjol kanë rezervuar 2.043 vende që tani për sfidën ndaj Manchester United

27 Shkurt 2025, 14:58 Nga DOSJA
Real Sociedadi do të shoqërohet nga më shumë se 2.000

SPANJE - Real Sociedad ka njoftuar sot, se të paktën 2.043 njerëz do të jenë në Old Trafford, më 13 mars për të mbështetur skuadrën e Imanol Alguacil dhe lojtarët e tij, pasi ai numër biletash ishte rezervuar sot, datë në të cilën mbaroi periudha e regjistrimit për anëtarët dhe tifozët e RS.

Gjithsesi, lista do të jetë ende e hapur deri më 4 mars dhe të gjithë mund të regjistrohen.

Real Siciedad ka marrë pothuajse 4.000 bileta për ndeshjen e dytë të fazës së 16-të të Europa League, e cila do të luhet në Old Trafford, më 13 mars në orën 21:00 me orën spanjole, me çdo biletë që kushton 40 euro, duke krijuar pritshmëri të mëdha, pavarësisht faktit se klubi bardheblu e ka vizituar tashmë disa herë terrenin legjendar të United.

Anëtarët dhe tifozët e RS-së kishin deri më sot të drejtë të kërkonin biletat e tyre dhe 2.043 kërkesa janë rezervuar. Rreth një mijë ulëse do të vihen në dispozicion të tifozëve të tjerë. Çdo person mund të rezervojë maksimumi dy bileta, kujtojmë se biletat kushtojnë 40 euro secila.

Për ta bërë këtë, duhet të plotësoni formularin e aplikimit në faqen e internetit të Real Madridit përpara orës 23:59 më 4 mars. Vendet do të caktohen sipas radhës së regjistrimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2025, 12:51

Liverpool shkarkon trajnerin…

ANGLI - Ekipi i femrave të Liverpool FC ka ndarë rrugët me menaxherin Matt Beard, njoftoi klubi anglez i Superligës të enjten, me skuad...