Aktualitet

Çadrën me vete! Vijojnë reshjet e shiut në vend, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet fitojnë intensitet deri dhe mesatar.

27 Shkurt 2025, 07:06 Nga N.F
Çadrën me vete! Vijojnë reshjet e shiut në vend,
Foto ilustruese

TIRANË- Për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet fitojnë intensitet deri dhe mesatar.


Era do të fryjë me drejtim juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare deri 2-10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 12-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore 5 deri 14°C
në zonat e ulëta 8 deri 18°C
në zonat bregdetare 7 deri 18°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll