Politike

Dosja McGonigal/ Berisha: Damian shko ku të duash, por do thirresh si dëshmitar për Ramën. Gjiknuri: Kompleksi i Xhejms Trafikantit do të përsëritet

Berisha ka deklaruar se Gjiknuri të fshihet ku do dojë, por sërish do të thirret si dëshmitar për Ramën.

27 Shkurt 2025, 10:50 Nga I.A

Dosja McGonigal/ Berisha: Damian shko ku të duash, por do thirresh si

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar ditën e sotme me deputetin socialist Damian Gjiknuri në lidhje me dosjen McGonigal. Berisha ka deklaruar se Gjiknuri të fshihet ku do dojë, por sërish do të thirret si dëshmitar për Ramën. Ndërkohë që Gjiknuri i është kthyer Berishës duke i thënë se nuk ia vlen që të bëjnë debate të vjetra.  

“Damian shko ku të duash, edhe në malin Atos, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën. Nuk ke ku të shkosh pa u thirrur. Është akti më flagrant, i korrupsionit. I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij. Ato nuk ia ke dhënë ti. Nuk e them këtë. Por ti ke dijeni të plotë. Dëshmitarin e ke të sigurt, më mire bëhu ‘pentito’. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani, jo më me grusht”, tha Berisha.

“Sali me ty nuk ia vlen të bësh debate të vjetra. Sa herë del ndonjë akuzë, del gjithmonë diçka e lidhur me ty. Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikani?. Po the, ma fute”. Unë nuk kam problem fare, dëshmoj kudo, kam dëshuar por e vërteta qëndron në tjetër vend. Ti je shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd, këtë nuk di ta them. Kompleksi i Xhejms Trafikantit do të përsëritet për herë të dytë. Mos mbaj shpresa te gjera që nuk ke siguri," replikoi Gjiknuri.

sali berisha damian gjiknuri seance plenare 27 shkurt 2025

Sondazh

Poll