26 Shkurt 2025, 12:17
Nga r.ll
pamje nga videoja
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump duket se është i vendosur për të mos hequr dorë nga plani i tij për rindërtimin e Gazës Së fundmi, Trump në rrjetet e tij sociale ka shpërndarë një video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Pamjet e krijuara tregojnë atë që dukettë jetë një vizion i Gazës sipas planit të propozuar nga presidenti i SHBA.
Pamjet, të cilat 78-vjeçari i shpërndau pa koment, tregojnë territorin e shkatërruar nga lufta përpara se të shfaqet një shkrim që thotë: "Gaza 2025... Çfarë është më pas?" Pas kësaj, videoja vazhdon të tregojë zonën e transformuar në një parajsë të Lindjes së Mesme me plazhe ekzotike, rrokaqiej të stilit të Dubait, jahte luksoze dhe njerëz që festojnë.
Në video po ashtu shfaqet një kullë me emrin "Trump Gaza" dhe një statujë gjigante prej ari e tij, me versione miniaturë në shitje në një dyqan dhuratash suveniresh. Videoja paraqet gjithashtu liderin amerikan, që së fundmi ka trazuar botën me vendimet dhe deklaratat e tij, duke bërë banjo dielli dhe duke pirë koktejl pranë një pishine hoteli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Manjati Elon Musk shfaqet gjithashtu në filmime disa herë. Shefi miliarder i X, Tesla dhe SpaceX - i cili drejton Departamentin Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), dhe është ngarkuar me shkurtimin e shpenzimeve qeveritare shfaqet po ashtu duke hedhur në ajër kartëmonedha dollarësh për njerëzit.
Në tekstin e këngës që shoqëron pamjet thuhet: "Donald po vjen për t'ju çliruar, duke sjellë dritën për të gjithë për ta parë, jo më tunele, jo më frikë: Trump Gaza më në fund është këtu. E ardhmja e ndritshme, e artë e Gazës së Trump, një jetë krejt e re. Festoni dhe kërceni marrëveshja u krye, Gaza Trump numër një."
Trump njoftoi planin e tij për përfundimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit në fillim të këtij viti. Ky plan përfshin zhvendosjen e dy milionë banorëve të Gazës në vendet fqinje arabe dhe zhvillimin e territorit në "Rivierën e Lindjes së Mesme ".
Ai e përshkroi Gazën si një vend i rrënuar ku praktikisht çdo ndërtesë është e shkatërruar. Duke paraqitur idenë e tij se çfarë do të ndodhte përtej një armëpushimi Izrael-Hamas, ai propozoi: "SHBA do të marrë Rripin e Gazës dhe ne gjithashtu do të bëjmë një punë transformuese me të."
Ai tha se Amerika do të ishte "përgjegjëse për çmontimin e të gjitha bombave të rrezikshme të pashpërthyera dhe armëve të tjera në vend", përpara se "të heqë qafe ndërtesat e shkatërruara" dhe "të rrafshojë atë".
Shtëpia e Bardhë e përshkroi propozimin si të jashtëzakonshëm dhe vizionar- por ai mori dhe kundërshti duke e cilësuar si "spastrim etnik" efektiv i palestinezëve nga Gaza. Hamasi i përshkroi propozimet si qesharake dhe absurde në një deklaratë nga një prej zyrtarëve të saj. Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite, të cilat si vende të tjera arabe mbështesin kauzën palestineze, gjithashtu hodhën poshtë planin e zotit Trump.
donald trump rindertimi i gazes
skynews donald trump truth social 6839970
skynews donald trump truth social 6839969
skynews donald trump truth social 6839968
skynews donald trump truth social 6839967
skynews donald trump truth social 6839966
Bota
26 Shkurt 2025, 08:53
N.F
Protestat në Serbi
SERBI- Bllokadat e studentëve nuk po ndalen, kurse Vuçiqi thotë se protestat po shuhen dhe se qeveria serbe po luf...
Bota
26 Shkurt 2025, 08:29
N.F
Gaza
GAZA- Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM është shprehur së fundmi se nuk do të marrë pjesë n&e...
Bota
26 Shkurt 2025, 08:24
N.F
Pamje ng vendi i ngjarjes
TAJLANDË- Një aksident i rëndë me 18 viktima është regjistruar në Tajlandë. Mësohe...
Bota
26 Shkurt 2025, 07:31
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje ekonomike kornizë që do të përfshij&e...
Bota
26 Shkurt 2025, 07:33
r.ll
pete hegseth
SHBA- Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, vizitoi të martën bazën amerikane në Gjirin e Guantanamos për t’u infor...
Bota
26 Shkurt 2025, 07:21
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi mbrëmjen e së martës planin e Presidentit Trump për uljen e taksave dhe p...
Bota
25 Shkurt 2025, 22:51
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shkencëtarët thonë se Toka nuk rrezikohet më nga një asteroid i zbuluar kohët e fundit. Pas dy muajsh v...
Bota
25 Shkurt 2025, 22:35
E. D
Maximilian Krah
GJERMANI- Dy politikanë të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, të cil&e...
Bota
25 Shkurt 2025, 22:42
M.B
Keir Starmer
BRITANI- Kryeministri britanik Keir Starmer tha të martën se Britania do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen deri n&eu...
Bota
25 Shkurt 2025, 22:22
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një zyrtar i lartë ukrainas tha se SHBA dhe Ukraina kanë rënë dakord për kushtet e një marrëv...