Art&Argëtim

E akuzuan se nuk ushqente mirë fëmijët, ja kështu nisi udhëtimi nëpër frigoriferët e Kim Kardashian

10 Janar 2020, 21:56 Nga DOSJA
E akuzuan se nuk ushqente mirë fëmijët, ja kështu nisi

SHBA- Blogerja e njohur Kim Kardashian West ka pushtuar rrjetet sociale, kësaj here jo me format e saj, por me…frigoriferin. Pas një Story në Instagram, ku Kim kishte pozuar në një frigorifer që brenda kishte vetëm ujë dhe qumësht milionerja u përball me kritika të shumta.

Të gjithë kritikët u “sulën” që ta akuzonin se nuk i ushqente fëmijët e saj siç duket por u jepte vetëm ujë dhe qumësht. Kaq mjaftoi!

Kështu nisi udhëtimi drejt frigoriferit të saj! Kimi na tregoi me dorën e saj, pamjet e makinerisë së jogurtit, pamje nga frigoriferi vetëm me fruta dhe perime… për të mos harruar edhe atë me ushqime dhe lëngje për të vegjlit e saj.

Me pak fjalë, Kim Kardashian West nuk kishte një frigorifer…as dy por pa frikë mund të themi se kishte një supermarket të tërë. E di! E di! Edhe juve u qan syri për atë makinerinë e jogurit por ç’të bëjmë…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz frigoriferi i kim kardashian west kim kardashian west frigoriferi i kim kardashian west kim kardashian west

Sondazh

Poll