Art&Argëtim

Çekiç kokës për pasuri, familjarët e nuses së dajës të Adelina Tahirit: Pronari i TV e dhunon prej 20 vitesh, vajzat jan

10 Janar 2020, 16:42 Nga DOSJA
Çekiç kokës për pasuri, familjarët e nuses së

MAQEDONI– Familjarët e nuses së dajës të këngëtares Adelina Tahiri kanë dhënë një tjetër version për ngjarjen që ka bërë bujë në të gjithë mediat ditën e sotme. Vëllai i lektore Arlinda Ahmetaj, ka treguar për “Koha tv”, se e motra dhunohej prej 20 vitesh nga i shoqi, daja i Tahirit, Abdulla Mehmetaj dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spital. Vëllai i Ahmetajt shton gjithashtu se edhe të bijat janë të traumatizuara nga dhuna e vazhdueshme dhe janë strehuar tek gjyshërit e tyre nga ana e mamit.

Për shkak të problemeve 20-vjeçare martesore, maltretimeve psikike dhe fizike nga ana e burrit edhe në natën e fundit të kobshme kur bashkëshortja rrihet brutalisht nga i shoqi i saj, e cila detyrohet të ikë  te familjarët e saj. Arlinda ende është në spital në Klinikën e qytetit. Dy vajzat e saj gjenden te familjarët e nënës me taruma të rënda psikike dhe lëndime trupore. Të gjitha këto informacione i ka edhe policia e cila është e njoftuar me rastin. Vajzat kanë qenë të detyruara nga inspektorët të lëshojnë shtëpinë, por për shkak të sigurisë së tyre me urdhër të inspektorëve policor, ato nuk janë dërguar në Qendra sociale, por te familjarët e nënës,”- mësohet të ketë thënë ai.

Paraditen e sotme kanë bërë xhiron e të gjitha mediave fotot e biznesmenit Abdullah Ahmetaj, i cili ndodhet i shtruar në spital dhe me shenja dhune. Vetë pronari i TV Era në Maqedoni, ka deklaruar se nusja e tij Arlinda, e ka goditur me çekiç dhe i ka zënë frymën me jastëk pasi dëshiron t’i marrë pasurinë. Mbesa e biznesmenit, këngëtarja Adelina Tahiri ka publikuar lajmin e dhunës duke shprehur mbështetjen publike për dajën.

(f.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz abdullah mehmetaj adelina tahiri arlinda ahmetaj abdullah mehmetaj adelina tahiri arlinda ahmetaj

Sondazh

Poll