Art&Argëtim

“Të doli boja, mos u ngatërro me motrat Vjollca”, Alketa Vejsiu reagon pas sulmeve: Turp, zhytuni thellë por do mbyteni

10 Janar 2020, 16:04 Nga DOSJA
“Të doli boja, mos u ngatërro me motrat Vjollca”, Alketa

TIRANË– Moderatorja Alketa Vejsiu ka zgjehdur t’u kthejë përgjigje disa prej komentuesve që e kritikuan pas sulmeve për dy motrat Vjollca, Marinën dhe Luanën. Në postimet e saj në rrjetet sociale, disa persona, me adresa false ose funpage të Luanës dhe Marinës, janë shprehur se Alketa sipas tyre duhet të heshtë se i ka dalë boja.

Dy prej këtyre komenteve, Vejsiu ka zgjedhur t’u japë përgjigje.

Mos u ngatërro me motrat Vjollca,”- shkruan njëri.

 “Janë super yje. I duam,”- ja kthen Alketa me ironi.

 “Sa mirë t’u bë të doli boja fare të gjithë të urrejnë llafazane,”– shkruan një tjetër.

 “Jeni bërë shumë me 0 postime, 0 ndjekës! Sa turp, sa turp! Luftoni me mullinjtë e erës! Dashuri ka më shumë se urrejtje! Kështu zhytuni thellë e më thellë por do mbyteni aty,”- ia kthen moderatorja.

Ditët e fundit, moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur të sulmojë përmes revistës që ajo vetë drejton, “Class”, koleget të cilat e imituan për faktin që këndoi shumë herë dhe ndërroi tetë fustane gjatë prezantimit të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH. Ajo e filloi me motrat Vjollca, duke postuar një foto të të dyjave nga Dubai, ku Marina dhe Luana kishinshkuar me partnerët respektivë. Krahas fotos, Alketa ironizonte jetën luksoze, por në fund shtoi se fotoja e tyre është përdorur vetëm si ilustrim dhe nuk është shembulli konkret. Më tej vijoi me Xhemi Shehun, të cilës i publikoi një foto të vjetër, nga koha kur moderatorja ishte brune dhe me flokët me rrica.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu luana vjollca marina vjollca perplasjet e alketa vejsiut me moderatoret alketa vejsiu luana vjollca marina vjollca perplasjet e alketa vejsiut me moderatoret

Sondazh

Poll