Sport

Lajm bombë… “Nuk mund ta lë futbollin pa luajtur në Camp Noun e ri!”

Ylli argjentinas Leo Messi thuhet se planifikon rikthimin te Barcelona…

25 Shkurt 2025, 16:00 Nga DOSJA
Lajm bombë… “Nuk mund ta lë futbollin pa luajtur në

SPANJE - Leo Messi është një nga yjet më të mëdhenj në futbollin argjentinas dhe atë ndërkombëtar, po përgatit rikthimin në “Camp “Nou”.

Sipas gazetarit të njohur, Alex Candal bëhet me dije se “Pleshti” mund të ketë destinacionin e fundit në karrierën e tij rikthimin te Barça.

Kjo pasi sipas Candal, vetë Leo Messi ka shprehur hapur dëshirën e tij për të luajtur sërish në “Camp Nou”. Kjo bën tifozët të ëndërrojnë që “idhulli” i tyre të mund të rikthehet te katalanasit, ekip ku ka shkruar historinë në futboll.

“Nuk mund ta lë futbollin pa luajtur në Camp Noun e ri”, është shprehur Messi sipas Candal në një deklaratë të dhënë së fundmi. Kjo sigurisht ka shkaktuar shumë zhurmë dhe mbetet të shihet se çfarë zhvillimi do të mund të marrë kjo pistë në muajt e ardhshëm.

Siç dihet, argjentinasi ka kontratë me Inter Miamin deri në fund të këtij viti dhe gjasat për të rinovuar sërish mes tyre janë shumë të pakta. Në këto kushte duket më realist rikthimi te Barça.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2025, 12:30

Punë e re ekzotike për Jordi Cruyff

INDONEZI - Një eksperiencë e re ekzotike për karrierën e Jordi Cruyff. Pasi luajti në Maltë, Qipro, Izrael, Kinë dhe Eku...