Bota

"Duhej të ishte një fundjavë ëndrrash"! Kryeministri polak pëson incident, Tusk përfundon me paterica pasi tentoi të bënte ski me nipërit (VIDEO)

Përveç kësaj, ai ka sqaruar se do të duhet të vazhdojë lëvizjen me paterica për disa ditë, por nuk ka ndërmend të ndalojë së punuari. 

25 Shkurt 2025, 15:55 Nga E. D
"Duhej të ishte një fundjavë ëndrrash"!
Donald Tusk


POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk ka pësuar një incident teksa po bënte ski me nipërit e tij. Tusk e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në X. Tusk postoi një video të tij duke qëndruar në dy paterica dhe me këmbën e fashuar. 

“Duhej të ishte një fundjavë ëndrrash. E kam planifikuar gjashtë muaj më parë. Dy ditë ski me nipërit e mi. Nipërit thanë: Na trego si bën ski, gjysh. Kështu që vendosa t’i tregoja, por…” shprehet kryeministri polak.

Përveç kësaj, ai ka sqaruar se do të duhet të vazhdojë lëvizjen me paterica për disa ditë, por nuk ka ndërmend të ndalojë së punuari. 

“Këto paterica do të më shoqërojnë për ditët në vijim. Por unë do të vazhdoj të punoj. Sigurisht, nuk do të marr pushim mjekësor”, tha Tusk.

Ai rekomandoi gjithashtu që skiatorët të kenë kujdes me pajisjet e tyre. 

“Kini kujdes në pista, sezoni është ende duke vazhduar”. Ngrohuni, megjithëse e di që askush nuk e pëlqen këtë. “Kontrollo skitë... Ky është rezultat i pakujdesisë sime”, shtoi kryeministri polak.

donald tusk

Sondazh

Poll