Si mund të mbrohet Deti Baltik nga flota në hije e Rusisë?
foto ilustruese RUSI- Në 18 muajt e fundit ka pasur incidente të shumta në Detin Baltik, ku janë dëmtuar kabllot e telek...
Të hënën, më 24 shkurt, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një projektrezolutë ukrainase-evropiane në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe për integritetin e saj territoria.
MOSKË- Rusia ka thënë se e ka pranuar kërkimfaljen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi udhëheqësi serb deklaroi se si pasojë e një “gabimi teknik” u dha një “votë e gabuar” për një rezolutë për Ukrainën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Reagimi i shpejtë rreth votimit aksidental të vendit të tij në favor të një rezolute antiruse në OKB e ka gëzuar Moskën”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për media, më 25 shkurt, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Peskov ka theksuar se Rusia e kupton se ky ishte “një gabim i vërtetë”.
“Gabimet teknike ndodhin”, ka shtuar ai.
Të hënën, më 24 shkurt, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një projektrezolutë ukrainase-evropiane në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe për integritetin e saj territoria.
Serbia votoi në favor të miratimit të tekstit të rezolutës. Vuçiç tha më pas se delegacioni serb kishte votuar “gabimisht” për rezolutën, dhe se duhej të kishte abstenuar.
Ai u kërkoi falje qytetarëve të vendit të tij, dhe tha se “e bart vetë përgjegjësinë për këtë”. Serbia, bashkë me Turqinë, është vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve të Brukselit kundër Rusisë./REL
foto ilustruese RUSI- Në 18 muajt e fundit ka pasur incidente të shumta në Detin Baltik, ku janë dëmtuar kabllot e telek...
Merz GJERMANI- CDU/CSU dhe SPD duket se po afrohen në debatin mbi shpenzimet e jashtëzakonshme për ushtrinë gjermane. Po diskutohet edh...
foto ilustruese SERBI- Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet pë...
Foto ilustruese UKRAINË- Kostoja e përllogaritur e rimëkëmbjes së ekonomisë së Ukrainës pas pushtimit në shkal...
zelensky trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se dëshiron të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski,...
Jorg Kukies GJERMANI- Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç...
Friedrich Merz dhe Markus Söder GJERMANI- Forca më e madhe politike dhe posti i kancelarit të ardhshëm – këtë synim e k...
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin siguroi të hënën se evropianët kanë mundësinë të marrin pjesë në...
volodymyr zelenskyy KIEV- Një vendim që riafirmon legjitimitetin e presidentit ukrainas Volodymyr ZelenskyY nuk arriti të sigurojë...
Pamje ng vendi i ngjarjes KORE- Dy persona u vranë dhe pesë u plagosën pasi një mbikalim i autostradës u shemb në q...