25 Shkurt 2025, 13:44
Nga N.F
Merz
GJERMANI- CDU/CSU dhe SPD duket se po afrohen në debatin mbi shpenzimet e jashtëzakonshme për ushtrinë gjermane. Po diskutohet edhe një reformë e frenës kushtetuese të borxhit. Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, përfaqësuesit eCDU/CSU dhe SPD po diskutojnë se si të kapërcejnë kufizimet e rrepta të borxhit të Gjermanisë. Bëhet e ditur se po shqyrtohet mundësia e miratimit të një pakete të re për armatimin, e cila do të ishte dyfishi i asaj të miratuar tre vjet më parë nga parlamenti në largim.
Sipas Bloombergut, që i referohet një personi të brendshëm, përfaqësuesit e të dyja palëve po negociojnë një buxhet shtesë deri në 200 miliardë euro për të forcuar kapacitetin e mbrojtjes. Zëdhënësit e SPD dhe CDU nuk pranuan të komentojnë. Megjithatë, zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Thorsten Frei, ka lënë të kuptohet në radion Deutschlandfunk se është i hapur për krijimin e një fondi të ri special për ushtrinë gjermane.
Duke pasur parasysh ndryshimet dinamike në politikën e jashtme, ai nuk përjashton mundësinë që vendimet të merren shumë shpejt në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Por kjo është një çështje krejtësisht e ndryshme nga pyetja nëse duhet të reformohet në përgjithësi frena kushtetutese e borxhit, theksoi Frei.
Negociatat nën presion kohor
CDU/CSU dhe SPD janë nën presion kohor me projektin e tyre. Një shumicë prej dy të tretash në Bundestag dhe Bundesrat (Dhoma e Landeve federale) kërkohet si për një reformë të frenimit të borxhit, siç parashikohet në Kushtetutë, ashtu edhe për krijimin e një fondi të ri të posaçëm. Kjo në një kohë, kur në Bundestagun e ri, AfD dhe e majta kanë një pakicë bllokuese.
Edhe pse partia E Majta ka njoftuar se mund të jetë e hapur për një reformë pro investimeve, ajo nuk është në favor të shpenzimeve të mbrojtjes. Si lideri i CDU-së Friedrich Merz ashtu edhe kancelari Olaf Scholz thanë dje se Bundestagu, edhe në përbërjen e tij aktuale, mund të marrë vendime deri në seancën konstituive të parlamentit të ri. Bundestagu i ri duhet të formohet më e vonta deri në 25 mars.
Fond special apo reformë e frenës së borxhit?
Në CDU/CSU, disa politikanë të shquar po paralajmërojnë kundër një reforme të frenimit të borxhit. Ish-kryeministri i landit Rini Verior-Vestfalaia, Armin Laschet i tha gazetës Rheinische Post se qeveria e re federale duhet së pari të vendosë prioritetet dhe të shqyrtojë buxhetin për kursimet e mundshme përpara se të marrë më shumë borxhe. Kreu i CSU-së bavareze Markus Söder ishte gjithashtu i kujdesshëm. Merzi nuk e kishte përjashtuar më parë një reformë të frenës kushtetuese të borxhit për të mundësuar shpenzime të larta ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius i ka bërë thirrje CDU/CSU të reformojë frenën e borxhit për të rritur buxhetin e forcave të armatosura. "Për të siguruar që forcat e armatosura të kenë burime të mjaftueshme, një përjashtim nga frena e borxhit është praktikisht e pashmangshme”, tha politikani i SPD për gazetën Bild. Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes duhet të dyfishohet në mbi 100 miliardë euro në vitet e ardhshme për shkak të investimeve të nevojshme.
Të Gjelbrit mbeten gjithashtu të hapur ndaj një reforme të frenës së borxhit. Bashkëkryetarja e grupit parlamentar Hasselmann tha për radion Deutschlandfunk se një reformë e tillë është e nevojshme për të ardhmen. "Ne kemi nevojë urgjente për investime të orientuara drejt së ardhmes në sigurinë e brendshme dhe të jashtme, mbrojtjen e klimës dhe mbështetjen ekonomike," tha Hasselmann./DW
zgjedhjet ne gjermani
Bota
25 Shkurt 2025, 12:00
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet pë...
Bota
25 Shkurt 2025, 11:17
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Kostoja e përllogaritur e rimëkëmbjes së ekonomisë së Ukrainës pas pushtimit në shkal...
Bota
25 Shkurt 2025, 08:25
r.ll
zelensky trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se dëshiron të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski,...
Bota
25 Shkurt 2025, 08:24
N.F
Jorg Kukies
GJERMANI- Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç...
Bota
25 Shkurt 2025, 08:03
r.ll
Friedrich Merz dhe Markus Söder
GJERMANI- Forca më e madhe politike dhe posti i kancelarit të ardhshëm – këtë synim e k...
Bota
25 Shkurt 2025, 07:49
N.F
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin siguroi të hënën se evropianët kanë mundësinë të marrin pjesë në...
Bota
25 Shkurt 2025, 07:48
r.ll
volodymyr zelenskyy
KIEV- Një vendim që riafirmon legjitimitetin e presidentit ukrainas Volodymyr ZelenskyY nuk arriti të sigurojë...
Bota
25 Shkurt 2025, 07:37
N.F
Pamje ng vendi i ngjarjes
KORE- Dy persona u vranë dhe pesë u plagosën pasi një mbikalim i autostradës u shemb në q...
Bota
25 Shkurt 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë të hartuar nga Shte...
Bota
25 Shkurt 2025, 07:20
r.ll
macron, trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në...