Aktualitet

"Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë!" Nuredin Dumani zbulon njohjen me Enver Divën: Ja lista e atyre që do të eleminonim

Dumani zbuloi se është njohur me Divën që prej vitit 2020 duke shtuar se e ka njohur atë përmes Alban Skonjës, me të cilin ka qenë në burg dikur. Dumani tha se ka biseduam me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë sipas tij Skonja u tërho.

25 Shkurt 2025, 15:43 Nga M.B
"Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë!"
Nuredin Dumani

TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani , tregoi sot gjatë seancës në GJKKO njohjen e tij me Enver Divën, i akuzuar për vrasjen dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Dumani zbuloi se është njohur me Divën që prej vitit 2020 duke shtuar se e ka njohur atë përmes Alban Skonjës, me të cilin ka qenë në burg dikur. Dumani tha se ka biseduam me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë sipas tij Skonja u tërho.

Dëshmia e Nuredin Dumanit në GJKKO i pyetur nga avokatja e Enver Divës:

Avokatja e Enver Divës: Si je njohur me Enver Divën?

Dumani: E kam njohur në 2020 nga një person tjetër, Alban Skonja, me të cilin kam qenë në burg dikur.

Avokatja: C’marrëdhënie kishte Skonja me Divën?

Dumani: Ishin shokë prej 2013. Skonja vite tek une. Më kërkonte punë të ndryshme, grabitje, vjedhje, mall. Unë nuk kisha punë tjetër për ti dhënë. Nuk i besoja shumë, se ishte konsumator heroine. I thashë: A mund të bësh një vrasje? I thashë, po të thashë emrin do mbash përgjegjësi. I thashë për Mir Haxhinë.

Ai më tha “do flas me shokët e tij e do të them”. Ai ka shkuar ka takuar Enver Divën dhe pastaj erdhën më takun në Shënavlash. Biseduam aty me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë Skonja u tërhoq.

Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën.

Avokatja: Pse të takoi me Divën.

Dumani: Po atë kishte shok. Më tha që ai e bënte punën, pasi bënte vrasje me pagesë.

Avokatja: A e konsiderove të besueshën Enver Divën?

Dumani: Derisa i dhashë kapar i besova. Unë isha punëdhënësi, ai ishte punëmarrësi.

Avokatja: Sa i gatshëm u tregua Enver Diva?

Dumani: Fillimisht u tregua shumë i gatshëm. Unë i dhashë shofer Klevis Allën.

Avokatja: Çfarë flisnit me Enver Divën?

Dumani: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.

Avokatja: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.

Dumani: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela. Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.

Avokatja: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?

Dumani: Sepse ishte vëllai o Talos, i shërbente atij.

Avokatja: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?

Dumani: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar.

 

nuredin dumani

Sondazh

Poll