Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum, dëmtohen dy xhama të katit të parë

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

25 Shkurt 2025, 08:28 Nga r.ll
Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati
foto ilustruese

ORIKUM- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Orikum. Sipas informacioneve zyrtare policore në një ngushticë pas një pallati në Orikum, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

shperthim ne orikum

Sondazh

Poll