Aktualitet

Vrasja e Dod Mamlit në Laç, dalin PAMJET nga vendngjarja, policia rrethon zonën

Nuk dihet ende se kush janë autorët, të cilët fill pas krimit janë arratisur në drejtim në paditur. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja vijojnë të jenë ënde të paqarta, ndërsa rasti është nën hetim nga policia.

24 Shkurt 2025, 19:42 Nga B.Z
Vrasja e Dod Mamlit në Laç, dalin PAMJET nga vendngjarja, policia
Pamje nga vendngjarja

LAÇ - Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të hënë në fshatin Zhejë të Laçit, ku u vra me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mamli. 67-vjeçari u vra në afërsi të banesës së tij, ndërsa siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa janë mbledhur edhe banorë të fshatit. 

Nuk dihet ende se kush janë autorët, të cilët fill pas krimit janë arratisur në drejtim në paditur. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja vijojnë të jenë ende të paqarta, ndërsa rasti është nën hetim nga policia.

67-vjeçari Dod Mamli, u ekzekutua pasditen e kësaj të hëne në afërsi të banesës së tij. Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa dyshohet se i moshuari është vrarë për shkaqe hasmërie. Bëhet me dije se djali i tij Enrik (Elton) Mamli, ka vrarë Naim Tafën në Mamurras, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2015. Autorët vijojnë të jenë në arrati, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre. 

dod mamli vra lac

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2025, 18:15 I.A

Të shtëna me armë zjarri në Laç

Policia LAÇ- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Mësohet se nga të sht&e...