Politike

Zgjedhjet në Gjermani/ Rezultatet nxjerrin favorite CDU/CSU, Berisha: Friedrich Merz, Kancelari i ri! Fitore historike

Berisha thotë se timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.

23 Shkurt 2025, 20:42 Nga M.B
Zgjedhjet në Gjermani/ Rezultatet nxjerrin favorite CDU/CSU, Berisha:
Friedrich Merz dhe Sali Berisha

GJERMANIA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reagur lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. Berisha thotë se e sotmja është një fitore historike e CDU/CSU dhe për Europën. Ai shton se ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.

Berisha thotë se timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij. Ai uron në emër të PD-së CDU/CSU dhe liderin Friedrich Merz.

POSTIMI:

Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë.

Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.

Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë.

sali berisha

Sondazh

Poll