Aktualitet

4 vjedhje në 10 ditë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, i dënuar edhe më parë për të njëjtin krim

Policia bën me dije se i riu në 10 ditë ka kryer 4 vjedhje në dy markete në Tiranë.

24 Shkurt 2025, 11:10 Nga N.F
4 vjedhje në 10 ditë, arrestohet 25-vjeçari në
Vjedhje

TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi është identifikuar si autor i 4 vjedhjeve. Policia bën me dije se i riu në 10 ditë ka kryer 4 vjedhje në dy markete në Tiranë.

Më tej bëhet me dije se i riu ishte dënuar edhe më parë për vjedhje. Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Gjatë 10 ditëve të fundit, kreu 4 vjedhje në 2 supermarkete, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Ky shtetas, i dënuar më parë, për të njëjtin krim. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rasteve, shtetasi:

-A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan. Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll