Aktualitet

"5% e masave për korrupsion dhe rreth 31% për krim të organizuar!" SPAK bën bilancin: Më 2024 dhamë 629 masa sigurimi, 236 prej tyre me burg!

Me anë të një postim në profilin e SPAK Në Facebook, të shoqëruar edhe me një foto-ilustrim shifrash e përqindjeje, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total.

24 Shkurt 2025, 10:54 Nga M.B
"5% e masave për korrupsion dhe rreth 31% për krim të
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar ka dhënë sot një njoftim mbi masat e sigurisë për vepra të ndryshme penale të dhëna gjatë vitit 2024.

Me anë të një postim në profilin e SPAK Në Facebook, të shoqëruar edhe me një foto-ilustrim shifrash e përqindjeje, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total. Sipas SPAK prej kësaj shifre janë nën masën “arrest me burg” 236 persona. 

POSTIMI:

Në vitin 2024, janë siguruar masa sigurimi për 629 persona në total, para të cilave masa “arrest me burg” është për 236 persona.

Nga vlerat totale:

• Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.
• Për Krimin e Organizuar, masa e mjekëve "arrest me burg" zë 30.84% ​​të totalit të masave të sigurimit të rregjistruar.

spak

Sondazh

Poll