Aktualitet

Aksident në Lushnje/ U mundua të dilte nga parkimi, 56-vjeçarja ngatërron marshin dhe futet në trotuar, plagos kalimtarin e moshuar

 70-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës pas trajtimit fillestar në poliklinikë.

24 Shkurt 2025, 09:40 Nga N.F
Aksident në Lushnje/ U mundua të dilte nga parkimi, 56-vjeçarja
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme Lushnje. Mësohet se një automjet i drejtuar nga një 56-vjeçare ka hipur mbi trotuar duke përplasur një kalimtar. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur kalimtari 70-vjeçar.

Aksidenti raportohet se është regjistruar në afërsi të poliklinikës. Dyshohet se shoferja duke u munduar të dilte nga parkimi, ka ngatërruar marshin e mjetit dhe ka përplasur të moshuarin. 70-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës pas trajtimit fillestar në poliklinikë. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit ka deklaruar se ka bërë një gabim gjatë manovrës së parkimit.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll