Aktualitet

"U tradhtua nga Sky ECC!" Tregtoi 52 kg kokainë dhe 8 kg heroinë në 6 muaj, dënohet me burg shqiptari në Zvicër

Sipas mediave të huaja, shqiptari, rreth të dyzetave, jetonte me modesti në një apartament me 3 dhoma në periferi të Lenzburg AG. Ai mbeti gjithmonë “i padukshëm” dhe i kujdesshëm, por pas fasadës fshihej një sekret i madh.

23 Shkurt 2025, 17:04 Nga M.B
"U tradhtua nga Sky ECC!" Tregtoi 52 kg kokainë dhe 8 kg
Foto ilustruese

ZVICRA- Një shqiptar zejtar në dukje i zakonshëm duket se ka bërë një jetë të dyfishtë si "bos droge" në Zvicër. Sipas mediave të huaja, shqiptari, rreth të dyzetave, jetonte me modesti në një apartament me 3 dhoma në periferi të Lenzburg AG. Ai mbeti gjithmonë “i padukshëm” dhe i kujdesshëm, por pas fasadës fshihej një sekret i madh.

Raportohet se në vetëm 6 muaj ai shiti 52 kilogramë kokainë dhe tetë kilogram heroinë në Aargau. Shitjet arritën në mbi 2.5 milionë franga zvicerane. Hetuesit e vunë në gjurmët e tij përmes një kripto-telefoni të konfiskuar, nga Sky Ecc. Europol arriti të deshifrojë bisedat ndërsa policia kantonale e Aargaut fitoi akses në mesazhet inkriminuese nga bosi i drogës.

Mediat e huaja shkruajnë se aty u gjetën fotografi të parave të gatshme dhe udhëzime të hollësishme për dërgesat e drogës. Hetuesit kanë mundur të lidhin të akuzuarin me emrin e përdoruesit “TP46MT”.  Paralelet mes mesazheve të bisedës dhe jetës së tij konfirmuan dyshimin ndërsa në gjykatë, i pandehuri heshti për akuzat.

Avokati i tij mbrojtës argumentoi se bisedat nuk ishin të pranueshme si provë dhe kërkoi një shfajësim për klientin e tij. Megjithatë, sipas “Aargauer Zeitung”, Gjykata e Qarkut në Lenzburg ndoqi zyrën e prokurorit publik. Ajo e dënoi shqiptari me 16 vjet burg dhe 15 vjet dëbim nga vendi.

zvicra

Sondazh

Poll