Aktualitet

Dyshohen se vranë Fatbardh Licin, ja kur dalin para gjykatës Safet Bajri dhe të dyshuarit e tjerë

Të tre personat e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. 

23 Shkurt 2025, 15:50 Nga DOSJA
Dyshohen se vranë Fatbardh Licin, ja kur dalin para gjykatës Safet
Safet Bajri

TIRANË- Safet Bajri dhe dy të dyshuarti e tjerë Behar Bajri dhe Asmer Bilali do të paraqiten në Gjykatën e Posaçme për masë sigurie ditën e hënë më 24 shkurt, në orën 08:30. Të tre personat e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. 

SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. 

safet bajri behar bajri ndeshkohet asmer bilali

Sondazh

Poll