Politike

"Diaspora zgjedh atdheun", Berisha zhvillon nesër takim me shqiptarët në Athinë

Njoftimin për takimin e ka ndarë vetë kreu demokrat në një postim në faqen e tij në Facebook.

22 Shkurt 2025, 22:28 Nga r.ll
"Diaspora zgjedh atdheun", Berisha zhvillon nesër takim me
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e nesërme një takim në Athinë me shqiptarët në Greqi. Njoftimin për takimin e ka ndarë vetë kreu demokrat në një postim në faqen e tij në Facebook.

"Nesër na pret një tjetër takim madhështor me diasporën shqiptare, Athinë, Greqi. Datë 23 Shkurt. Ora 18:00. Athinë, Greqi

STADIUMI PAQE DHE MIQËSI, SALLA: MELINA MERKURI, Neo Faliro

DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN", thuhet në postimin e Berishës. 

Ditën e sotme, Berisha zhvilloi takimin me shqiptarët në Parma të Italisë. Të pranishëm në takim ishin edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deputeti Edi Paloka dhe nënkryetari, Oerd Bylykbashi. I pranishëm ishte gjithashtu dhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja. 

Berisha gjatë fjalimit të tij atje i bëri thirrje diasporës të regjistrohen deri më 4 mars në platformën e PER. Ai tha se më 11 maj, vota e emigrantëve do të ndajë epokat.

sali berisha takim ne athine

Sondazh

Poll