Aktualitet

Dhunoi ekipin e xhirimit të Piranjave dhe Le Iene, 50-vjeçari nga Sansepolcro akuzohet edhe për abuzim seksual

Mediat italiane shkruajnë se përveç hetimit për dhunën ai po hetohet edhe për një akuzë tjetër që është baza kryesore e denoncimit. Gjithashtu ende nuk dihen detaje të mëtejshme, por 50-vjeçari për momentin është në hetim.

23 Shkurt 2025, 11:39 Nga E. D
Dhunoi ekipin e xhirimit të Piranjave dhe Le Iene, 50-vjeçari nga
Luigi Pelazza

ITALI- 50-vjeçari nga Sansepolcro që dhunoi grupin e xhirimit të emisioneve investigative 'Piranjat' dhe 'Le Iene' në Itali po hetohet edhe përdhumin. Mediat italiane shkruajnë se përveç hetimit për dhunën ai po hetohet edhe për një akuzë tjetër që është baza kryesore e denoncimit. Gjithashtu ende nuk dihen detaje të mëtejshme, por 50-vjeçari për momentin është në hetim.  

Sulmi që 50-vjeçari bëri ndaj grupit të xhirimeve dhe gazetari Luigi Pelazza, u dokumentua në një video prej 30 sekondash të publikuar në kanalin e “Piranjave” në YouTube. Pelazza u sulmua nga një pesëdhjetë vjeçar me origjinë napolitane gjatë një interviste të filmuar në zonën e Selcit (komuna San Giustino) brenda një apartamenti. Burri është banor i komunës së Sansepolcro.

Gazetari po dokumentonte një investigim midis Shqipërisë dhe Italisë (dhe do të kishte lëvizur jo vetëm në Altotevere, por edhe në zonën e Arezzo-s ). Ekuipazhi i programit Piranjat, i cili kryen hetime ndërkombëtare (si ai për “dolce vita” të agjentëve italianë në Shqipëri), ishte në zonë për të dokumentuar një rast të ri që përfshin disa persona midis Umbria dhe Toscana, në veçanti bashkinë e Sansepolcro.

Gjatë takimit me pesëdhjetëvjeçarin dhe intervistës përkatëse, gazetari dhe kameramanët janë sulmuar papritur. Burri deklaroi në mikrofona të hapur se nuk donte të fliste, duke iu referuar disa videove dhe episodeve të mëparshme, më pas sulmit dhe disa personave që ndërhynë për të rivendosur qetësinë.

luigi pelazza

Sondazh

Poll