Aktualitet

Dhuna ndaj ekipeve të xhirimit të Piranjave dhe Le Iene/ Mediat italiane: Autoritetet kanë nisur hetim

Sulmi u dokumentua në një video prej 30 sekondash të publikuar në kanalin e “Piranjave” në YouTube. Pelazza u sulmua nga një pesëdhjetë vjeçar me origjinë napolitane gjatë një interviste të filmuar në zonën e Selcit (komuna San Giustino) brenda një apartamenti. Burri është banor i komunës së Sansepolcro.

22 Shkurt 2025, 14:30 Nga I.A

 

Dhuna ndaj ekipeve të xhirimit të Piranjave dhe Le Iene/ Mediat
Luigi Pelazza

 

ITALI- Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për dhunimin e grupeve të xhirimit të emisioneve investigative 'Piranjat' dhe 'Le Iene' në Itali. Lanazione shkruan se gjatë sulmit është dhunuar gazetari Luigi Pelazza, i cili ndodhej në Altotevere. 

Sulmi u dokumentua në një video prej 30 sekondash të publikuar në kanalin e “Piranjave” në YouTube. Pelazza u sulmua nga një pesëdhjetë vjeçar me origjinë napolitane gjatë një interviste të filmuar në zonën e Selcit (komuna San Giustino) brenda një apartamenti. Burri është banor i komunës së Sansepolcro.

Gazetari po dokumentonte një investigim midis Shqipërisë dhe Italisë (dhe do të kishte lëvizur jo vetëm në Altotevere, por edhe në zonën e Arezzo-s ). Ekuipazhi i programit Piranjat, i cili kryen hetime ndërkombëtare (si ai për “dolce vita” të agjentëve italianë në Shqipëri), ishte në zonë për të dokumentuar një rast të ri që përfshin disa persona midis Umbria dhe Toscana, në veçanti bashkinë e Sansepolcro.

Gjatë takimit me pesëdhjetëvjeçarin dhe intervistës përkatëse, gazetari dhe kameramanët janë sulmuar papritur. Burri deklaroi në mikrofona të hapur se nuk donte të fliste, duke iu referuar disa videove dhe episodeve të mëparshme, më pas sulmit dhe disa personave që ndërhynë për të rivendosur qetësinë.

Në të njëjtën kohë, Karabinierët nisën hetimet që synonin ndriçimin e sulmit, por mbi të gjitha mbi rrethanat që e shkaktuan atë dhe që përbëjnë bazën e hetimit të Pelazza-s me profile të lidhura dhe të mundshme kriminale. Ndërkohë, pamjet, siç është përmendur tashmë në Youtube, do të transmetohen të premten e javës së ardhshme në Piranjat dhe të dielën në vijim, më 2 mars, në Le Iene.

luigi pelazza

Sondazh

Poll