Bota

I dërguari i SHBA-së në Ukrainë pas takimit në Kiev: Kemi pasur diskutime të gjera dhe pozitive me Zelensky

Keith Kellogg tha sot se ai ka pasur diskutime të gjera dhe pozitive me liderin guximtar të shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dje në Kiev. Kellogg tha në Platformën X se ai kishte biseda me ekipin e talentuar të sigurisë kombëtare të Zelensky gjatë vizitës së tij në kryeqytetin ukrainas.

21 Shkurt 2025, 16:46 Nga M.L
I dërguari i SHBA-së në Ukrainë pas takimit në Kiev:
Keith Kellogg dhe Volodymyr Zelenskyy

SHBA- I dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg tha sot se ai ka pasur diskutime të gjera dhe pozitive me liderin guximtar të shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kellogg tha në platformën X se ai kishte biseda me ekipin e talentuar të sigurisë kombëtare të Zelensky gjatë vizitës së tij në kryeqytetin ukrainas.

“Një ditë e gjatë dhe intensive me lidershipin më të lartë të Ukrainës. "Diskutime të gjera dhe pozitive me Zelensky, udhëheqësin vendimtar dhe të guximshëm të një vendi të shkatërruar nga lufta, dhe ekipin e tij të talentuar të sigurisë kombëtare," shkroi Kellogg në X, në kontrast të plotë me kritikat e forta të Presidentit Trump ndaj presidentit ukrainas në ditët e fundit.

Sipas informacioneve anulimi i konferencës për shtyp pas përfundimit të takimit të djeshëm është kërkuar nga pala amerikane. Pas takimit me Kellogg, Zelensky shkroi në mediat sociale se Kievi është gati për një marrëveshje të fortë, vërtet të dobishme me SHBA-në në fushën e investimeve dhe sigurisë. 

keith kellogg volodymyr zelensky donald trump

Sondazh

Poll